As Nano, Berisha, Basha apo Rama, kush e ‘detyroi’ Blendi Fevziun të dalë për herë të parë jashtë derës së ‘Klan-it’ (Video)


Që prej vitit 1998 Blendi Fevziu është pjesë e televizionit “Klan” ku ka pritur e përcjellë me qindra e mijëra personazhe politikë dhe jo vetëm në emisionin e tij “Opinion”.

Por si për çudi, në ansjë rast Fevziu nuk ka dalë të presë të ftuarit e tij te dera e “Klan-it”, dhe këtë nuk e ka bërë as për ish-kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha dhe as për Edi Ramën apo Lulzim Bashën.

Duhej të vinte dita e sotme që për herë të parë Blendi Fevziu të dilte ted era e “Klan-it” për të pritur as më pak dhe as më shumë por ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Ministri i Jashtëm Italian do të jetë në një intervistë për “Opinion” pas takimit me krerët e shtetit shqiptar.

Epo, duhej të vinte një Italian dhe t’ia “mblidhte” Fevziut.