Bëhuni gati! Duket se dimri erdhi tashmë, merrni masat sepse…


Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon se dita e dielë do të jetë kryesisht e kthjellët, por e ftohtë. Kështu që nxirrni xhupat e ngrohtë nga gardëroba juaj dhe përgatituni se dimri erdhi.

Po ashtu gjatë ditës se nesërme vihet re një prezencë e shtuar e mjegullës përgjatë luginave.

“Gjatë ditës, të dielën do të kemi mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në veriperëndim dhe përgjatë zonave luginore në veri ( kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë) erë e vrullëshme 15-20m/sek”, njofton SHMU.