Covid 19/ Greqia regjistron sërish rekord të zi


Greqia regjistron sërish rekord të zi të vi kti ma ve. Në 24 orët e fundit 103 persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vi kti ma ve nga pandemia në 1630. Vlen të përmendet se gati 1000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë karantinës së dytë në të cilën ndodhet vendi. Gjithashtu numri i të intubuarve përsëri është rritur duke shkuar në 540.

Sa i përket rasteve gjatë ditës së dielë janë konstatuar vetëm 1498 te prekur, numër relativisht i ulët në krahasim me javën e fundit. Ne total Greqia numëron mbi 91600 raste me covid-19. Nderkohe cdo ore e me teper rriten veshtiresite ne spitalet e medha te Selanikut te cilat punojne me kapacitete mbi limitet e tyre per shkak te numrit te madh te pacienteve dhe te intubuarve.