Deputeti socialist infektohet me virus, publikon foton prekëse me të shoqen përtej xhamit


Deputeti i PS Ervin Bushati është infektuar me virus.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se është në ditën e katërt, ndërsa nuk ka dhënë më tej shpjegime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ajo që bie në sy është fotoja domethënënëse që Bushati ka publikuar, ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.

“Dashuri në kohë Co vidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

Bushati është një tjetër politikan shqiptar është infektuar me ko ronavirus, pasi më herët e kanë kaluar këtë “sfidë” edhe disa deputetë të tjerë.