Ditëlindja e Rezarta Shkurtës/ Bashkëshorti i bën surprizën madhështore që çdo femër do e dëshironte


Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka festuar ditëlindjen.

Nuk kishin si të mungonin urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët në këtë ditë speciale për të.

Por surpriza më e bukur ishte rezervuar nga bashkëshorti i saj, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermali.

Ai i kishte përgatitur një mbrëmje shumë romantike partneres buzë detit. Rezarta publikoi një video ku shihej ambienti e tryeza me lule e trëndafila, teksa mbante gotën e shampanjës.