“Do na mbyllin 2-3 javë para festave” Vjen paralajmërimi i analistit të njohur për pandeminë në Shqipëri


Mbrëmjen e  sotme analisti Arjan Curi ka folur për situatën e krijuar nga pandemia në vendin tonë.

Sipas tij mund të ketë sërish një karantinë të dytë dhe një mbyllje e cila do të ndodhë dy-tre javë para festave.

“Unë mendoj se do na mbyllin 2-3 javë para festave. Orën 22:00 do ta tërheqin në orën 17:00-18:00. Një karantinë e dytë do e vriste ekonominë, gati nuk jemi. Shkollat mendoj se duhen mbyllur, më shumë se sa fëmijët, prindërit dynden në dyert e shkollave se s’ka as transport publik. Duhen gjetur metoda alternative”, u shpreh Curi në programin “Zonë e Lirë”.