Do të pihet h*ashash lirisht/ Vendi pranë Shqipërisë synon dekriminalizimin e ka*nabisit

Marijuana plants grow on the grounds of the Bob Marley Museum in Kingston, Jamaica, June 9, 2015. AFP PHOTO/ROBYN BECK

Pas legalizimit të prodhimit të ca nnabis sa ttiva për arsye medicinale, Maqedonia e Veriut pritet të lejojë përdorimin e gjerë të ma riuanës në publik, duke dekri minalizuar përdorimin e saj.

Është vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që e ka shpallur këtë synim në një intervistë për radion shtetërore gjermane, Deutsche Welle.

Zaev tha se kjo çështje është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm publik është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore. Sipas tij qeveria është e bindur që përdorimi i ma rijuanës për qëllime turistike do të ndihmojë turizmin në Maqedoni.

“Ideja është të japim mundësi për vendet turisitike, përfshirë këtu edhe Shkupin, pse jo, një vend serioz turisitik, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, me standarde të caktuara – ventilimi, dëshmia për origjinën e marihuanës, etj, për të lejuar konsumimin e marihuanës brenda tyre. Sipas standardeve të barabarta për të gjithë, çdokush mund të aplikojë. Besoj se për një vend të vogël mund të sjellë zhvillim serioz të hotelerisë, turizmit dhe të ngjashme”, tha kryeministri Zaev për Deutsche Welle.