Do të shkriheni së qeshuri, Eros Grezda i bën videon epike Oriolës


Modelja e njohur Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë në një lidhje dashurie prej disa kohësh.

Shumcën e kohës ata e kalojnë në shoqërinë e njëri tjetrit. Ditën e sotme ata kanë ngrënë drekën sëbashku nga ku kanë bërë edhe disa video për të qeshur.

Fillimisht futbollisti publikoi një video të Oriolës, e cila mendonte se po i bënte foto, por ai po filmonte një video qesharake.

“Të bëftë mirë, zemër! Po del super. Shumë e bukur”,- i thotë Erosi gjatë videos.

Ndërkohë që pasi ka parë postimin edhe Oriola është ‘hakmarrë’. Ajo i ka bërë Grezdës një foto me të njëjtat efekte dhe shkruan: “Edhe ti jetë.”

Medohet se lidhja e tyre pritet të bëhet serioze, por pandemia e koronavirusit u prishi planet për fejesë.