Doli për të gjuajtur me pushkë në det, por nuk u kthye më, ja kush është Silvi Prifti (FOTO)


Personi që shihni në foto është Silvi Prifti, i cili rezulton i zhdukur prej 24 orësh.

35-vjeçari një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk u kthye më.

Mësohet se rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave, ndërsa dyshohet se 32-vjeçari mund të jetë mbytur në det.

Të afërmit e tij janë shprehur se 32-vjeçari dinte shumë mirë not, pasi vinste nga një familje peshkatarësh.

Forcat detare vijojnë kërkimin për gjetjen e të riut në Currila, por ende nuk ka asnjë shenjë të tij.