E frikshme/ Luana Vjollcës i thyejnë xhamat e Ferrarit në mesnatë


Telashet s’kanë të sosur për Luana Vjollcën. Pas shkëlqimit të famës dhe suksesit të ekranit, autores dhe moderatores së “Shiko kush luan” i ndodhim situata vërtet të frikshme. Pak ditë më parë, me fotot dhe videot e ndryshme, Luana na tregoi se gjendej sërish në xhirime, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Ndërsa pas orëve të shumta në xhirime, Luana ka ndarë një foto të makinës “Ferrari”, të goditur e të dëmtuar tek e gjithë pjesa përpara e saj. “U qyqja, kush e bëri këtë?!”, ka shkruar moderatorja krah fotos së fundit. Deri më tani moderatorja nuk e ka treguar çfarë e ka bërë të punojë sërish deri në orët e vona, por tashmë këto angazhime duhet të jenë kthyer në normalitet për Luanën, e cila ka zbuluar se dhe montazhi i ‘Shiko kush luan’ i merr orë të tëra pune.

Moderatorja kishte zgjedhur të lëvizte me një “Ferrari” që ishte bërë copë dhe të gjitha këto i ndau me fansat nëpërmjet postimeve në “Instastory”. Makinës së saj i ka ndodhur një incident, pasi në foton që ajo publikoi, vihet re qartë që një person ka dashur t’i japë një mesazh pasi i ka thyer të gjithë xhamin e përparmë të “Ferrari-t”. Ende nuk dihet nëse makina është e saj apo ka qenë pjesë e projektit të ri që moderatorja ka xhiruar. Mbetet të presim detaje të tjera që ajo mund të ndajë me ndjekësit, ndërkohë që kjo ngjarje pason atë të denoncimit që i bëri në Polici një djali që e përndiqte këmba-këmbës. Kështu, moderatorja e mori seriozisht çështjen e sigurisë së jetës, pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje. Vetëm Luana ndau me ndjekësit në rrjetet sociale dy foto ku shihej në praninë e truprojës së saj, të cilit i kishte mbuluar portretin, ndërkohë që i hapte derën e makinës luksoze.

Luana ishte një nga personazhet e shumtë publikë që dolën në shesh nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur” dhe protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte truproja që e shoqëronte Luanën ngado, duke e diferencuar kështu dukshëm nga personazhet e tjerë të famshëm.