E frikshme/ Merr flakë banesa në Kolonjë, digjet brenda i zoti i shtëpisë


Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Podë të Kolonjës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se si pasojë e zjarrit, ka ndërruar jetë 89-vjeçari Vangjel Rusta.

Banesa ku jetonte i moshuari ishte shumë e vjetër. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e rënies së zjarrit, por dyshohet të jetë amortizimi i rrjetit nga ndonjë shkëndijë elektrike ose për shkak të zjarrit, me të cilin ngrohej 89-vjeçari.