E mbani mend këtë foto? Ja çfarë fshihet pas saj


Të gjithë mund ta mbajnë mend këtë foto që u bë meme për shumë ngjarje. Që nga viti 2005, ky imazh është bërë një nga më të njohurit në internet. Emri i vërtetë i “Disaster Girl” është Zoe Roth, një 20 vjeçare nga Liqeni Tahoe në bregun lindor të SHBA dhe ajo ka folur se çfarë qëndron pas asaj fotoje. “Unë isha 5 vjeç dhe po shikonim televizor me familjen, ishte një ditë normale kur filluan sirenat e zjarrfikësve dhe kur dolëm jashtë pamë tymin e madh që kishte përfshirë një shtëpi dy blloqe larg nesh”, tha Roth.

Zoe tregon se ata shkuan për ta parë nga afër, por askush nuk po bënte asgjë. “Babi im sapo kishte blerë një aparat fotografik, ne u afruam dhe menduam se ishte një zjarr i vërtetë, por pastaj pamë që zjarrfikësit nuk po bënin asgjë dhe kuptuam se shtëpia iu ishte dhënë atyre për një test. Unë nuk e dija se ishte një zjarr eksperimental dhe mbaj mend po shikoja përreth për të kuptuar çfarë po ndodh. Babai im po fotografonte të gjithë ngjarjen dhe pastaj tha, ‘Është radha jote për të buzëqeshur’, kjo ishte arsyeja pse unë qesha, kjo ishte mënyra se si unë buzëqeshja atëherë”, tregon 20 vjeçarja.

Në nëntor 2007, Dave, babai i saj hyri në një konkurs të drejtuar nga një revistë fotografike, ku fitoi.