EMRI/ Pas Ardi Veliut, preket nga virusi dhe zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit


Një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit është infektuar me k.oronavirus.

Mësohet se bëhet fjalë për zv.drejtorin e Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet në banesë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u prek nga virusi dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndërkohë që një agjent i anti-drogës humbi jetën.

Gjatë javëve të fundit janë raportuar me dhjetra raste të infektimeve me C.ovid-19 të punonjësve dhe zyrtarëve të policisë, të cilët rezultojnë kategoria më e rrezikuar pas mjekëve dhe mësuesve.