“Është djalë që…” E bëri zv.ministër, Rama tregon arsyen pse i dha një mundësi Besart Kadisë


Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama emëroi zv.minstër të Financave Besart Kadinë.

Ndërkohë pas shumë polemikash kreu i qeverisë ka vendosur të tregojë arsyen e këtij vendimi.

Sipas tij kjo mundësi ishte e kërkuar nga vetë Kadia, të cilin Rama e cilësoi si një të ri me ide.

Por, i ftuar në programin “Real Story”, Rama shtoi se edhe dikujt para tij i kishte dhënë një mundësi dhe se shpresonte të mos shkonte ashtu edhe me Besartin.

Rama: Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide.

Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe. Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyret. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora (Taulant Muka) më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrum i thashë bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrum i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besartin Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet. Kam dëshirë të kem afër njerëz sfidues edhe me mendime të ndryshme, bujrum.

Balla: Që të mos keqkuptohemi..unë e njoh Besartin, e di sa sakrifica ka bërë i ati që ai të shkollohet jashtë, por më shqetëson kjo shitje-blerja nga kampet kundërshtare…ju morët Besartin, ndërsa LSI thotë se do marrë ca të tjerë. Po mirë që i bëni po kërkoi ndjesë Kaç Islamit se iku tek partia tjetër…

Rama: Këtu i bie të ngatërrosh natën me ditën. Kjo s’ka lidhje me fushatën. Qeveria nuk është monopol i imi, mund të vijnë të kontribuojnë njerëz nga të 4 rrugët e jetës.