“Goli i shekullit” Shikoni spektaklin që dhuroi Maradona në fushë, ylli i futbollit bën ‘magji’ me topin (VIDEO)


Bota e futbollit sot u trondit pasi ylli argjentinas Diego Armando Maradona humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Legjenda e fushës së blertë do të mbahet mend për shumë gola, por njëri prej tyre është konsideruar si më speciali.

Ai ka ndodhur në botërorin e futbollit të vitit 1986, dhe është një nga golat më spektakolar në historinë e këtij sporti.

Madje ky gol përballë ekipit të Anglisë cilësohet dhe si “Goli i shekullit”.