Greqia mbërthehet keq nga “kthetrat” e virusit, bëhet kërdia 24 orët e fundit


Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë rezultuar pozitiv me ko ronavirus, 2.581 qytetarë.

Numri i personave që kanë humbur betejën me virusin për ditën e sotme është 72, duke e çuar në 1.419 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Qeveria greke është duke përditësuar vazhdimisht masat për parandalimin e infektimeve por lufta kundër armikut të padukshëm, është definitivisht tepër e vështirë.