Ilir Metën e gjen e diela me dy gishtat lart, ja mesazhi i fortë që jep nga Lezha (FOTO)


E diela e sotme e ka gjetur presidentin Ilir Meta në Lezhë.

Me dy gishtat lart, dhe me një buzëqeshje, Kreu i Shtetit nuk ngurron ti urojë qytetarëve një ditë të mbarë.

Presidenti ka zgjedhur të japë një mesazh të fortë nga Lezha e Besëlidhjes së Skënderbeut.

“Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë,” shkruan Meta në postimin e tij.