Ish-zv.ministres së Ekonomisë i vjedhin ‘Facebook-un’, ja shkrimi ‘i çuditshëm’ që i publikuan (Foto)


Ish-zv.ministres së Ekonomisë, Irena Beqiraj duket se i kanë vjedhur Facebook-un.

Shkak për një dyshim të tillë është bërë postimi më i fundit i Beqiraj.

Në rrjetin e saj social është postuar një shkrim në lidhje me monedhën virtuale “Bitcoin”, që u kërkon qytetarëve që të investojnë për të krijuar të ardhura.

Vetë ndjekësit e Beqiraj e kanë pyetur në komente nëse i kanë vjedhur Facebook-un.

“Sidoqoftë, kutia ime e gatshme është gjithnjë e hapur, MUND T ME M M Dërgoni direkt dhe unë do të ndaj më shumë nga këto informacione dhe ne do të flasim më shumë rreth tij; VET ONM P THR ATA T INT INTERESUAR T IN RRITEN FINANCIARISHT DHE B MNI NJ TC ARDHURA TAB QABNDRUESHME NGA NJ IN INVESTIM I QABNDRUESH INM N ONE NJ OFN INDUSTRI T FITUESHME N IN BOT SOT (BITCOIN). Unë do të jem këtu për t’ju drejtuar dhe për t’ju shpjeguar më mirë Goodluck dhe keni një ditë të mbarë”,- shkruhet ndër të tjera në tekstin i postuar.

Akoma nuk ka një reagim nga ish-zv ministrja, pasi ajo nuk u ka kthyer përgjigjje as komentuesve në lidhje me dyshimin e tyre.