“Ja sa përqind e popullsisë duhet të imunizohet që të bllokohet k.oronavirusi” OBSH trondit me deklaratën e fundit


Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i ndal deklaratat në lidhje me pandeminë.

Së fundmi, ky institucion bën me dije se rreth 60 apo 70% e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj k.oronavirusit në mënyrë që të ulen infektimet.

Drejtoresha e OBSH Katherine O’Brian, u shpreh gjatë një konference për shtyp se kjo shkallë e imunitetit është bazuar në një sërë studimesh.

Megjithatë ajo theksoi se shkalla aktuale e nevojshme e imunizmit në këtë pandemi, do të bëhet dhe më e qartë kur  të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër k.oronavirusit.

Disa kompani tashmë kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga k.oronavirusi deri në 90 për qind.“Është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë informacione”, tha ajo.

Përveç informacioneve se sa janë efektive vaksinat kundër sëmundjes C.OVID-19, që shkakton k.oronavirusi, sipas O’Brien, sfidë do të mbeten personat asimptomatikë. Po ashtu, sipas kësaj zyrtareje të OBSH-së, mbetet të shihet nëse vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit, do të parandalojnë përhapjen e mëtejmë të këtij virusi.