“Kjo është çmenduri!” Revoltohet Braçe pas dyndjeve të sotme në Tiranë dhe nxjerr pamjet: Papërgjegjshmëri totale e njerëzve


“Black Friday” ka bërë që dhe në Shqipëri njerëzit të dynden në rradhë të gjata nëpër qendrat tregtare për të përfituar nga uljet e mëdha të kësaj dite.

Ndërkohë zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar duke u bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë ligjin për të gjithë.

Ai ka publikuar një video teksa tregon rradhën e madhe të makinave që drejtohen për nga qendra tregtare “TEG” në dalje të Tiranës.

“KJO ESHTE CMENDURI! Po kthehem nga Divjaka dhe, tani, gjendja ne rrethrotullimin e Qendres Tregetare TEG eshte kjo! Po e perseris; SE PARI, KJO ESHTE GRYKESI E LLOJIT TE TREGTAREVE QE SHPIKEN TE PREMTEN E ZEZE E QE ZGJAT PREJ TRE JAVESH; SE DYTI, KJO ESHTE PAPERGJEGJSHMERI TOTALE E NJEREZVE QE BLERJEN KOT E KANE KTHYER NE ZGJATIM TE TRUPIT!

Kjo eshte arsyeja qe Tirana eshte vatra me e madhe e Covid; Keta njerez jane arsyeja pse Durresi, Korca, Shengjini, Vlora etj vijojne te kene numra te larte infektimesh! Mungese respekti me te madhe se kjo ndaj mjekeve, infermiereve ne qendra shendetesore e spitale, farmacisteve, te gjithe punonjesve publike te shendetesise qe prej 9 muajsh rrezikojne jeten, nuk ka! Sa turp! I kerkoj cdo agjencie ligjzbatuese qe eshte ne detyre, te merret tani me kete cmenduri ne cdo qender tregetare ne Tirane, pa bere dallim e drejte duke zbatuar ligjin per te gjithe!”- shkruan Braçe krah videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)