“Kjo është e tmerrshme” Rakacolli ngre alarmin, tregon veprimin e pazakontë të pacientëve me virus


Pandemia vijon të shkaktojë shifra të frikshme të infektuarish dhe humbje jete në vendin tonë.

Kjo gjë ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese, si për shembull  ndalimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave në ambiente të mbyllura ose të hapura.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shpjegoi masat e marra në një intervistë për Euronews Albania. Sipas saj masat kufizuese janë ndërmarrë pas rritjes së rasteve të qytetarëve të prekur me k.oronavirus.

Të ndjerë të frikësuar, shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin bombola të oksigjenit në banesë. Ky veprim sipas Rakacollit është e gabuar, ndërsa ftoi qytetarët të komunikojnë me mjekun e familjes mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Gjithashtu Rakacolli tha se ka pacientë, të cilët vijojnë të thyejnë karantinën duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ajo deklaroi se të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19 janë të regjistruar dhe ka një databaze për to.

“Thelbi i kontrollit të pandemisë është bërja e testit, por është edhe izolimi. Testimi nuk ka kuptim nëse nuk pasohet nga izolimi. Çdo person tjetër kontakti, duhet detyrimisht edhe që të izolohet sipas të gjitha rekomandimeve. E them me përgjegjësi: Lista shkon në polici. Thelbi është mos-dalja dhe mos-shpërndarja e infeksionit.

Ne na qëllon edhe kështu, p.sh epidemiologu e merr në telefon dhe i thotë se po të vijë ai (pacienti) i thotë hajde më vonë se kam dalë dhe kjo është e tmerrshme. Raportohet në polici, por ndërkohë e keqja është bërë tashmë se ai ka dalë.Të gjithë pozitivët, nuk ka rëndësi se ku e bën testin. Testet që bëhen tek privati konfirmohen tek ISHP-ja. Të gjithë njerëzit që janë pozitivë janë nëpër databaze, dhe bëhet maksimumi për të bërë një gjurmim dhe izolim të tyre”, deklaroi Rakacolli.