La gruan me dy fëmijë për t’u martuar me Fjolla Morinën, biznesmeni habit me deklaratën


“Përshëndetje miq dhe portale të nderuar që jeni duke u marrë me jetën dhe të kaluarën time. Dua t’i them disa fjalë sot që nuk i kam thënë më herët se kam menduar që s’ja vlen të merrem me shpifje dhe fjalë të kota.

Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota në portalet tona janë vetëm fjalë të kota dhe më vjen keq për ata njerëz. Ata bile nxorrën edhe 2 fëmijët e mi me foto nëpër faqe të ndryshme.

Do të vijë koha kur këta gazetarë jo-profesionista do të ndiqen penalisht për këtë vepra të padrejta. Por e vërteta është kjo: Unë tani kam jetën time dhe jam më i lumtur se çdo herë në jetë sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, njeriun e zemrës sime me të cilën se shpejti do të martohemi.

Fëmijëve të mi nuk do t’u mungojë asgjë në botë, as dashuria ime dhe as e familjes sime. Të gjithë atyre që flasin dhe paragjykojnë pa dije, iu urojmë që të gjeni edhe ju fatin e jetës që më në fund gjeta unë”, kjo eshte deklrata e biznesmenit nga Kosova Fisnik Syla.

Duket se lidhja me Fjolla Morinen e ka bere atë më të sigurt se kurrë se do nje martesë dhe nje jete të re me të.