Lajm i trishtë/ Prej 40 ditësh i infektuar, një tjetër mjek ndërron jetë nga virusi


Një tjetër mjek humb jetën nga Covid 19 dhe pasojat pulmonare të shkaktuara prej tij.

Sot është ndarë nga jeta në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja Hidajet Deda.

Mjeku Hidajet Deda kishte më shumë se 40 që vuante nga koronavirusi.

Më pas ai ishte negativizuar por prej rreth 20 ditësh ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Co vid19.

Sipas të afërmve mjeku ka pasur problemet pulmonare post Covid19 të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.

Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek Ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve. Këtë nuk ja arritit dot sepse u prek nga Co vid19, e cila i solli probleme që i shkaktuan edhe humbjen e jetës.