Lamtumirë virus! Ky është shteti që nuk ka asnjë rast të ri prej 23 ditësh, kryeministri tregon ‘sekretin’ e suksesit


Në kohën që pandemia vijon ende të pushtojë botën prej gati një viti tashmë, duket se ka dhe shtete që po përjetojnë një periudhë suksesi.

Së fundmi kryeministri i shtetit Australia Victoria, Daniel Andrews ka njoftuar se qytetarët nuk e kanë të nevojshme të mbajnë maska jashtë pasi prej 23 ditësh nuk është shënuar asnjë rast i ri apo vdekje nga C.OVID19.

Ai shtoi se duke nisur nga ora 11:59 e së dielës, njerëzit do të vazhdojnë të mbajnë maska por nuk është e domosdoshme vendosja në ambiente të jashtme.

“Maskat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e numrave”, tha në një konferencë të dielën.

Ai shtoi se maksimumi i personave të lejuar brenda një shtëpie në një ditë dhe përfshin 30 familjarë në total, por jo mbledhje e 30 personave për drekë apo 30 për darkë.

Palestrat gjithashtu do të rihapen me 150 persona të lejuar brenda dhe turmat sportive do të lejohen të kthehen me grupe prej 300 personash të lejuar për të kryer aktivitet në ambiente të jashtme.

Numri i mysafirëve në dasma dhe funerale pritet gjithashtu të rritet në 150 persona, përveç rasteve kur ceremonitë mbahen brenda një shtëpie në të cilën rast do të aplikojnë maksimumi 15 persona.

Vendet e mikpritjes të goditura rëndë nga bllokimi më i ashpër në botë do të jenë gjithashtu në gjendje të presin 100 njerëz brenda dhe 300 njerëz jashtë.