“Mami nuk më le të dal me djemtë e socialistëve!”, vajza e ish-deputetes së PD flet hapur


Vajza e ish-deputetes Albina Deda, ka folur për herë të parë për disa detaje nga jeta e saj personale. Ada Deda ka treguar se momentalisht ndodhet në një lidhje dashurore identitetin e të cilit nuk dëshiron ta bëjë publik.

Po çfarë tregoi tjetër modelja?

Duke qënë se bindjet politike të ish-deputetes janë të djathta, Ada deklaroi se e ka të ndaluar që të frekuentojë meshkujt që kanë bindje socialiste. Ada konfirmon se ka patur ngacmime, por mesa duket kanë ngelur vetëm të tilla.
“Këto djemtë e famshëm mund të kenë krijuar lidhje, familjet e tyre pse të bëjmë lajme e ti prishim punë. Madje një çifti i famshëm, më kishte ngacmuar djali dhe mbas tre ditësh shikoj që më kishte bërë bllok dhe më mbajti për tre vite derisa u ndanë dhe më zhbllokoi. Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën,”– tregoi modelja në nje intervistë për Panorama plus.

Mashkulli që duhet të ketë në krah Ada duhet të hyjë në shtëpi duke ngritur dy gishtat lart!