“Mati fjalët mirë” Basha përplaset me gazetarin e njohur: Je i vetmi që duroj kur ma thua këtë


Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe gazetarit Baton Haxhiu.

Shkak për këtë është bërë tema e hetimit të kriminelëve serbë dhe shqiptare në kohën që ishte pjesë e UMNIK-ut.

Lideri demokrat e cilësoi Haxhiun si “gënjeshtar”, dhe reagoi menjëherë duke i thënë se është i vetmi që e duron t’ia thojë këtë fjalë dhe i përmend mentalitetin e Kosovës.

PJESE NGA DEBATI

Haxhiu: A ke qenë në proceset ndaj kriminelëve serbë?
Basha: Kam qenë vetëm në atë të Mitrovicës.
Haxhiu: Ke qenë edhe tek i shqiptarëve?
Basha: Tek i asnjë shqiptari të vetëm. Është gënjeshtër dhe shpifje e pastër.
Haxhiu: Jo.

Basha: Si jo? Mua më thua jo? Shiko dhe njëherë po të them. Që unë të marr pjesë në një proces gjyqësor…
Haxhiu: Lul, ke qenë zyrtar ligjor dhe ai nuk ka bërë mëkate, por ka kryer punën profesionale. Këtu e kam për të vërtetën.
Basha: Po gënjen.  Aq më pak luftëtarëve dhe komandatëve të UCK.
Haxhiu: Je njeriu i parë që e duroj dhe që më thotë është gënjeshtër. Në mentalitetin e Kosovës, kur thua gënjeshtër, është shumë fjali e rëndë.
Basha: Kontrollo faktet që të të mos ta them. Edhe unë nip Kosove jam. Mati fjalët kur të thuash gjëra të pavërteta. Kaq!