Moti bën kthesën e madhe/ Nisin reshjet e borës gjatë natës do arijnë deri në 1 metër, ja si mbyllet nëntori


“Ka ndryshuar moti, kemi pasur rënie të vlerave maksimale dhe minimale. Duhet thënë që gjatë kësaj fundjave minimumet në zonat malore të zbresin në vlerat -4 apo -5 gradë celsius, ndërsa maksimumet nuk pritet të ngjiten më shumë se 6 apo 7 gradë celsius.

Po ashtu edhe në Ultësirën Perëndimore do të kemi rënie të vlerave termike duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 3 apo 4 gradë celsius, kurse maksimumet deri në 17 apo 18 gradë celsius.

Sot kemi prezencë të paktë borës në zonat verilindore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, gjatë mbrëmjes në zonat jugore do të kemi reshje bore në lartësinë mbi 1 mijë metra, po ashtu edhe reshje të pakta të dëborës. Duke ardhur e diela do kemi përmirësim të motit që do vijojë gjatë gjithë javës së fundit të nëntorit. Do jetë mot i qëndrueshëm dhe mundësi të paktët të krijimit të reshjeve të shiut”, sqaroi ai.