“Muzika ka vdek, më vjen për të vjellë” Këngëtari i njohur ‘shpërthen’ për Festivalin: Mbizotëron k*rvëria


Këngëtari i njohur Erik Lloshi është një nga pjesëmarrësit e “Festivalit të 59 të RTSH”.

Ai do të konkurrojë me këngën që titullohet “Jo” dhe trajton tematikën e abortit.

Por së fundmi me anë të një statusi ai ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer shumë nga festivali.

“Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më”, ka shkruar ai.

I kontaktuar nga gazetarët, këngëtari është shprehur se deklarata e e tij i drejtohet organizatorëve të festivalit, të cilët e kanë shpallur fituesin ende pa u bërë festivali.