“Ne të dyja kemi një fatkeqësi të përbashkët” Habit Sonila Meço, ‘qan’ hallin me aktoren e njohur: Le t’ia themi publikut


Tema nëse të punosh me bashkëshortin është një zgjedhje e mirë ose jo, shihet me dyshim nga pjesa më e madhe e njerëzve.

Shumica mendojnë se është një bashkëpunim që nuk të jep efikasitet në punë.

Në lidhje me këtë ka folur dhe aktorja e humorit Delinda Disha.

E ftuar në programin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, aktorja rrëfeu përvojën e saj mbi të punuarit me bashkëshortin.

Sonila Meço: Ne të dyja kemi një fatkeqësi të përbashkët, le t’ia themi publikut, ne të dyja punojmë me bashkëshortët.

Delinda Disha: Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë fakt.

Sonila Meço: Kur të pyesin si është të punosh me burrin, duket sikur e kanë përgjigjen brenda. Dhe kur ti u shfaqesh natyrshëm duke u thënë që shiko se është mbështetje, është i rëndësishëm, sidomos për llojin e profesionit që kemi e të bëhet krah në atë që ti bën, kundërpërgjigjia e tyre është një fytyrë që hmm, ose nuk e kuptoke, qenke shumë naive, ose po më mashtron në këtë moment. Tani ta themi troç se jemi dy, si është të punosh me burrin Delinda?

Delinda Disha: Mrekulli. Unë nuk e ndiej fare që jemi në një vend pune me Eldon. Eldo është kostumograf në Klanifornia, dhe gjatë gjithë kohës jemi në diskutime, në debate, për të mirë të punës. E mira është se jemi që të dy energjikë. Thonë që tipat e njëjtë shtyhen, nuk tërhiqen, por me ne ka ndodhur një kimi tjetër, merremi vesh shumë mirë. E kuptojmë njëri-tjetrin dhe pa folur, na mjafton një shikim.