Nëse keni këto simptoma nuk është grip, por virus”, mjeku iu bën thirrje qytetarëve (Video)


Jemi në kohë virozash, është sezoni i dimrit në të cilin ato qarkullojnë shumë më shpesh dhe kanë mundësi shpërndarje më të madhe.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe i ftuar tek emisioni i Rudinës në Tv Klan ka treguar në këtë se periudhë se rreth 90% e rasteve dhe simptomave paralajmërojnë se njerëzit mund të jenë të infektuar me Co vid-19.

Rudina Magjistari: Çfarë duket të kemi parasysh për të mos i ngatërruar, cilat janë simptomat që e dallojnë ko ronavirusin nga ato të stinës.

Genc Sulçebe: Tani dihet që fillon stina e dimrit, njerëzit grumbullohen nëpër lokalet e mbyllura dhe infeksionet që transmetohen në rrugë respiratore shpërndahen shumë thjeshtë. Ekzistojnë të paktën 4 ko ronaviruse humanë të cilët përbëjnë 25% të infeksioneve sezonale gripale të zakonshme. Edhe Co vid-19 ka të njëjtin lloj transmetimi, por ku jemi tani momentalisht nuk kemi të dhëna epidemiologjike që kemi një virus tjetër, për shembull virus gripi. Nëse kemi temperaturë apo gjendje gripale është ko ronavirus. Duhet të jemi 90% të sigurt që kemi të bëjmë me Sars-Cov 2.