“Nuk ndiej asgjë” Infektohet me virusin moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare: Kam humbur shijen


Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Eneda Tarifa është prekur nga C.OVID19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se është asimptomatike dhe nuk ndjen asgjë.

Eneda shprehet se i ka lindur dyshimi se mund të ishte e infektuar vetëm ditën e djeshme, në momentin kur humbi shijen dhe nuhatjen.

“Mua dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që unë të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë diku, nuk e di se ku, megjithëse ruhem në çdo moment. Por kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Jam asimptomatike se nuk ndjej asgjë, asgjë. Fakti se humba shijen dhe nuhatjen më bëri që të dyshoj. Ndërkohë që jam një qeflije e ushqimit dhe kur nuk ndjen shijen e tij, ndihem keq. Po pi kafe tani, nuk e kam idenë se çfarë shije ka, disa sa sheqer ka dhe po e bëj si adet”, thekson këngëtarja në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)