Prej 13 vitesh bashkë/ Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin


Dyshja e këngëtarëve të njohur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi, Miriami ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së  tyre tashmë 13-vjeçare.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë.

Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja në një rrëfim për revistën “Class”.

Kujtojmë që Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe vogëlushit Duam.