Pse po ndodh kjo dukuri? Femrat preken më shumë nga virusi, por meshkujt janë ata që humbin jetën në Shqipëri


Shqipëria duket të jetë e mbërthyer nga kthetrat e ko ronavirusit të shpërndarë nga Kina, duke bërë që jeta e përditshme e shqiptarëve si kudo në botë të kthehet në një vuajtje më vete.

Ajo që po ndodh është se çdo shtet e çdo individ ka specifikat e veta. Duke përjashtuar Kinën që nuk dihet e vërteta sa kohë ka ende diktaturë komuniste, vendet e tjera po vuajnë në mënyra të ndryshme virusin kinez.

Më së shumti po e vuan SHBA e cila ka mbi 13 milionë të infektuar ndër 58 milionë në gjithë botën. Me mbi 260 mijë të vdekur, Amerika po vuan ndoshta edhe pasojat e luftës që Trampi i hapi Kinës në aspektet tregtare dhe ekonomike.

Edhe Europa nuk mbetet pas. E tëra ka deri sot 15 milionë të infektuar dhe 351 mijë të vdekur.

Shqipëria po i shton me hapa galopantë këto shifra shqetësuese.

Sakaq ka një rritje të rasteve të reja ditore, sot ishin 737. Kurse ishin 13 të vdekur të moshave nga 54 vjeç e lart.

Ndërkohë, një fakt që të bën përshtypje në vendin tonë, është se më së shumti po vdesin burra, ndërkohë që pjesa më e madhe e të infektuarve janë femra.

Nëse marrim të dhënat e sotme, vërejmë se ishin 11 meshkuj të vdekur dhe vetëm 2 femra. Një ditë më parë ishin 12 meshkuj të vdekur dhe tre femra.

Fakti pohohet edhe nga mjekët e spitaleve Co vid ku thonë se po konstatojnë që vijnë më shumë femra për kurim, por shpëtojnë shumë më tepër prej tyre. Në të kundërt, pjesa më e madhe e të vdekurve janë burra në moshë të ndryshme.

Ende nuk ka një shpjegim pse po ndodh kjo dukuri.