“Rama po gënjen” Basha këmbëngul, lëshon tjetër thirrje të fortë: Po fshihet numri i viktimave


Kryetari i PD Lulzim Basha këmbëngul duke deklaruar se qeveria gënjen dhe po fsheh numrin e vërtetë të viktimave të shkaktuara nga pandemia në Shqipëri.

Ndërkohë pasi publikoi ditën e djeshme listën me shifrat e personave që kanë humbur jetën nga C.OVID19, Basha thekson se opozita ka për detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.

Dje Basha deklaroi se qeveria nuk ka raportuar thuajse gjysmën e viktimave që janë shënuar nga COVID-19 gjatë pandemisë. Ditën e sotme diçka të tillë e ka poshtë kryeministri Rama, i cili paralajmëroi se nesër do u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.”, shkruan Basha.