Rëndohet bilanci në Itali/ Qindra viktima dhe 28,337 raste të reja nga Covid-19


Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 562 persona dhe janë infektuar 28,337 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 49,823 ndërsa numërohen në total 1,408,868 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë. Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 562 persona dhe janë infektuar 28,337 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 49,823 ndërsa numërohen në total 1,408,868 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 553,098 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndëë për jetën është 3801 pacientë.