Reshje shiu, erë e ftohtë dhe dëborë/ Zbuloni surprizat e motit këtë fundjavë


Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtra me diell.

Ndërkohë, në jug të vendit dhe në zonat malore do të ketë reshje shiu. Në verilindje dhe juglindje, në lartësin mbi 1000 metra, do ketë reshje të herëpasherëshme në formën e dëbores me intensitet të ulët, të cilat do të mbeten prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së diel.

Të dielën gjatë ditësë do të kemi mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në veriperëndim dhe përgjatë zonave luginore në veri (kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë) erë e vrullëshme 15-20m/sek.