Shënohet numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se sot është shënuar rekord i rasteve të vdekjes, ku u regjistruan 19 të vdekur.

Ndërsa u konfirmuan edhe 711 raste të reja në 24 orët e fundit. Njoftimin e bëri përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Express.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “, thuhet në njoftimin e tyre.