Shifrat e larta nga pandemia/ Merret vendimi i rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë javën tjetër


Muaji nëntor shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve të të prekurve dhe viktimave nga pandemia në Shqipëri.

Për pasojë mësohet se ditën e nesërme do të hapet pavioni i tretë i spitalit C.OVID3.

Burime pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” bëjnë me dije se ky pavion ka një kapacitet prej 50 shtretërish.

Po ashtu të njëjtat burime zbulojnë se brenda javës që vjen pritet të hapet dhe spitali C.OVID4, ku do të trajtohen të sëmurët e infektuar me virusin.

Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtretër.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë rezultuar pozitivë 737 persona ndërsa 13 persona humbën jetën.

Prej javësh, opozita ka hapur që të hapen spitale të tjera për të infektuarit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, në rast të mbushjes së kapaciteteve spitalore, pritet të hapë edhe disa spitale rajonale.