‘Sot unë kam vetëm lot malli’/ 7 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, e ëma prek me mesazhin e saj


Sot shënohen 7 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta nga aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Tiranë duke lënë pas dy fëmijë. Olldashi u nda nga jeta mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, ndërsa në kujtim të tij, e ëma, Kozeta Mamaqi i ka kushtuar një mesazh malli ku shkruan se e kujton çdo ditë me mall e dhimbje.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë pasdite, që të përcolla”, shkruan nëna e Olldashit.