“Tre herë i ke veshur këto këpucët” Ndjekësja kapet me Bora Zemanin, por ja si i përgjigjet moderatorja (FOTO)


Bora Zemani është një nga moderatoret më të ndjekura në Shqipëri.

Gjithmonë e kuruar në daljet televizive, brunia simpatike kujdeset për çdo detaj: që nga zgjedhja e veshjes e deri te grimi.

Por ajo nuk ngurron që ti ndajë këto gjëra me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndërkohë së fundmi, Bora ka publikuar një foto nga puntata e djeshme në “Përputhen”, në të cilën shfaqet e veshur bardhë e zi dhe me flokë të drejta të lëshuara.

Një ndër ndjekëset është kapur te këpucët e moderatores, duke i shkruar se i ka veshur tre herë.

“Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që vesh një herë këpucët edhe i hedh”, i është përgjigjur Bora.