U qëllua me sqepar nga gruaja, babai i 10 fëmijëve ndërron jetë në spital (Emri)


Ndërron jetë në spital 61-vjeçari, i cili pak ditë më parë u qëlla nga bashkëshortja e tij me sqepar.

Bëhet me dije se ka humbur jetë Llesh Deda 61-vjeç, i cili rreth dy javë u qëllua nga bashkëshortja Drane Deda 58-vjeç me sqepar.

Mësohet se ngjarje e rëndë ka ndodhur pas një konflikti. 61-vjeçari ka shkuar në shtëpi ën gjendje të dehur dhe ka debatuar me gruan, debat që më pas ka degraduar në dh unë, dhe në atë moment 58-vjeçarja ka goditur me sqepar të shoqin.

Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht mësohet se gruaja është në komisariatin e policisë në Kurbin.