Udhëtonin drejt Kakavijës/ Në Tiranë tamponi u del negativ, pala greke vërteton të kundërtën për disa pasagjerë


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në doganën e Kakavijës.

Së fundmi janë kthyer mbrapsht rreth 50 qytetarë nga autoritetet shëndetësore greke.

Mësohet se ky vendim është marrë pasi disa rezultonin negativ në testet e kryera në Tiranë, ndërsa në testet e shpejta që janë nënshtruar nga mjekët e palës greke kanë rezultuar pozitivë.

Kjo ka bërë që dy autobuzë me punonjës sezonalë që po udhëtonin në Greqi të kthehen mbrapsht.

Kujtojmë që pak ditë më parë pala greke mori vendimin që të mbyllte pikën kufitare të Kapshticës pas zbulimit se një organizatë falsifikonte rezultatet e testeve PCR, të detyrueshme për udhëtarët që kalojnë kufirin.