Ndryshimi drastik/ Dikur shiste qumësht, sot pushton skenat botërore. Artistja shqiptare rrëfen historinë e jetës


Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e sopranos shqiptare Elbenita Kajtazi.

E gjitha nisi kur ajo u shfaq duke shitur qumësht në periudhën e fëmijërisë.

Këngëtarja ka treguar se vjen nga një familje e thjeshtë me 7 fëmijë dhe prindërit janë munduar që ti arsimojnë të gjithë.

Gjithashtu ajo është ndalur edhe tek momenti kur është realizuar foto, që sipas saj ka qenë duke zbatuar traditat pas një dasme që duhet hedhur qumësht në rrugë.

“Unë vij nga një familje e madhe, jam rritur në Mitrovicë. Babin e kam arsimtar në gjeografi, jemi shtatë fëmijë. Pse duhet të ketë turp për të punuar? Jemi 6 vajza dhe një djalë. Unë jetoj në Gjermani, motra e dytë, Mërgimja,  jeton në Neë York është avokate dhe jam shumë krenare për të. Ndërsa të tjerat në Kosovë.

Ne si familja nuk e kemi kuptuar prej prindërve tanë që jetojmë në skamje. Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë të zonjat e vetes, madje Mërgimja ka shitur edhe rrush përpara shtëpisë. Në momentin që kam parë atë foton kam qarë se m’u kujtua momenti. Kjo foto është realizuar ditën e tretë kur kam dërguar qumështin dhe nusja ma ka marrë dorën. Kanë qenë traditat. Për mua ka qenë shumë emocionuese”, rrëfeu Kajtazi për programin “ABC e mëngjesit”.