Pak para daljes publike, kryeministri Rama mbërrin në shtëpinë e Klodian Rashës


Top Channel mëson se kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni e cila ndodhet pranë shtëpisë, raporton se kryeministri mbëriti atje dhe në orën 14.45 minuta hyri në banesën e familjes Rasha.

Kjo vizitë e Ramës vjen pasi ai palajmëroi se sot në orën 6 do të flasë publikisht për të riun./TCH