A e ruan ende miqësinë me Berishën? Rrëfehet Jozefina Topalli, tregon si i ka punët me ish-kryeministrin


Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka rrëfyer së fundmi se si i ka raportet me Sali Berishën.

E ftuar në “Abc  e Pasdites”, ajo u pyet nëse e ruan ende miqësine me ish-kryeministrin.

“Kemi bashkëpunuar bashkë për një periudhë të gjatë, absolutisht unë vazhdoj të ruaj po të njëjtin respekt dhe vlerësim për çdo gjë të mirë që ka realizuar. Sikurse nuk kam hezituar me thanë si atëherë dhe sot për gjërat që duhet të ishin bërë më mirë. Kurrë nuk kam pasur nocionin që atë që mund të jetë kundërshtar politik të jetë armik”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Jozefina Topalli, së fundmi ka themeluar partinë e saj “Lëvizjen për Ndryshim”, ku do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.