Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë ambasadës italiane në Tiranë.
Mësohet se në të janë përfshirë dy makina, tip “BMW” dhe tjetra “Skoda”.
Si pasojë kjo e fundit për pak është futur në brendësi të sporteleve të ambasadës italiane për shkak të përplasjes.
Nga aksidenti i fortë dyshohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Skodës”.
Policia dhe ambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.