Aksidenti fatal/ Djali i pronarit grek të anijeve përplas për vdekje shqiptarin me mjetin luksoz


Një 25-vjeçar shqiptar ka gjetur vde kjen në një aksident rrugor me me 17 dhjetor të vitit që lamë pas. Pamjet e aksidentit janë publikuar vetëm sot, pas 27 ditësh, në mediat greke.

Djali 19-vjeçar i një pronari të famshëm grek të anijeve me automjetin e tij luksoz, theu një ndalesë dhe mori zv arrë shqiptarin që udhëtonte me motor.

Ishte ora 18:30 e pasdites. 25-vjeçari, Fotis-Flaidi Perdretsa, i cili mbante në kokë dhe kokoren mbrojtëse po kthehej nga puna, në shtëpinë e tij në Kifissia, përmes Tezeut.

Drejtuesi i makinës luksoze, Diamantis Diamantidis, i cili po kthehej nga palestra, del nga një rrugicë në rrugën kryesore.

Ai shkeli “STOP” në ngushticën dhe vijën e dyfishtë të ndarjes në Teze dhe u kthye majtas në drejtim të Dionysos, kur tërhoqi zv arrë motorin me 25-vjeçarin, i cili v diq menjëherë.

Studenti 19-vjeçar, djali i pronarit të anijes, pas aksidentit u ndal dhe thirri Policinë Rrugore. Siç parashikohet në këto raste, shoferit i është marrë gjak për të përcaktuar nëse ai kishte konsumuar alk ool ose substanca. Një çështje u ngrit kundër tij dhe u pr angos.

Kamera filmoi aksidentin

Sipas avokatit të familjes së fatk eqit 25-vjeçar, një kamera sigurie në një taksi që ishte pas motoristit 25-vjeçar, ka regjistruar aksidentin.

Në të njëjtën kohë, efektivët e Policisë Rrugore po kontrollojnë materialin nga kamerat e sigurisë në vilat që ndodhen në zonë.

Familja e 25-vjeçarit po pret për përfundimin e çështjes në mënyrë që të kërkojnë dëmshpërblimin. Por e rëndësishme për ta është të ndëshkohet fajtori i aksidentit automobilistik që u përmbysi jetën. Ata kanë marrë si avokat kr iminologun Alexios Kalpouzo.

I riu ishte një shtetas grek që shërbente në ushtri. Ai punoi si inxhinier në një punishte, kishte një marrëdhënie afatgjatë me një vajzë dhe dëshironte të martohej.