“Arritje e madhe” Rama flet pasi bëri vaksinën: Tani rradhën e ka Saliu


Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas vaksinimit anti-covid 19. Ai ka thënë se ndihet mirë me shëndet dhe i çliruar që mundi t’i sigurojë Shqipërisë vaksinat e para.

Rama u shpreh se pavarësisht se vaksinimi nuk është i detyrueshëm, është i këshillueshëm për të arritur imunizimin e trupit.

Në fund me një batutë, Kreu i Qeverisë tha se Radhën më pas do ta ketë ish-kryeministri Berisha pasi bën pjesë në grupin e riskut si person i moshuar.

“Kjo është një arritje e rëndësishme për ne dhe gjithë vendin. Unë jam mirë, dhe kjo është e vetmja arsye se unë s’do ja zija radhën askujt duke parë që nga njëra anë ka burime që ushtrojnë teori konspiracioni dhe ka njerëz që bien viktimë e këtyre teorive mendova që siç kanë bërë dhe kolegët e mi të bëj dhe unë, të jap këtë mesazh sepse vaksina është e sigurtë dhe nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme si e vetmja armë për të imunizuar trupin. Mendoj se është një ditë fantastike. Pavarësisht se Shqipërinë dhe Rajonin nuk u përfshinë në skemën e furnizimit të menjëhershëm, ne e filluam me sa më pak diferencë kohë nga ata që i marrin vendimet dhe bëjnë furnizimet. Është vërtetë një lehtësim. Se nuk mund të preim me ankthin nëse do vi vaksina apo jo. Njerëzit duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe nga helmet e burimeve që i furnizojnë me teori konspiracioni. Është e sigurtë që nuk i bën Ilirët vikingë apo aziatikë. Ilirët mbeten Ilirë dhe ndryshimet nuk vijnë përmes vaksinës. Nuk do ketë as çip në trup. Radhën për vaksinën e ka Saliu që hyn te moshat e thyera”, tha Rama.