“Burri më ka rrahur gjatë gjithë karantinës” Aktorja e famshme publikon fotot tronditëse


Christina Ricci është një nga aktoret më të njohura në kinematografinë botërore.

Por së fundmi ajo ka tronditur të gjithë fansat me deklaratën e saj.

Ylli i ekranit u paraqit disa ditë më parë në gjykatë, ku ka treguar imazhe të rënda të mavijosjes në duar dhe kyçe.

Menjëherë më pas ajo doli nga godina e pajisur me një urdhër mbrojtje.

Ricci zbuloi se bashkëshorti kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj saj që prej viti 2019, por situata u përkeqësua edhe më shumë gjatë karantinës.

Riçi, 40-vjeç, u martua me Heerdegen në vitin 2013 me të cilin ka një djalë 6-vjeç. Në dëshminë  e saj në gjykatë, ajo tha se bashkëshorti kishte filluar duke ofenduar dhe pështyrë, e më pas duke e goditur fizikisht.

Ajo tha se frikësohej për jetën e se madje i shoqi i kishte thënë se do t’i vinte keq për të, vetëm po ta shihte të ndarë në copa.

 

Mandatory Credit: Photo by MediaPunch/REX/Shutterstock (10053106d)
Christina Ricci
Lifetime Winter Movies Mixer, Los Angeles, USA – 09 Jan 2019