Çfarë po ndodh në Wuhan? 10 ekspertë të OBSH ‘zbarkojnë’ në qytetin ku lindi virusi


Kina ka raportuar sot një tjetër viktimë nga C OVID19, e cila konsiderohet si e para në 8 muajt e fundit në vend.

Lajmin e ka dhënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i cili thekson në buletinin ditor se viktima u regjistrua në provincën e Hebei, i cili aktualisht konsiderohet vatra kryesore e të infektuarve.

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit, në Kinë janë raportuar 138 raste të reja, shifra këto që nuk regjistroheshin që prej marsit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në Wuhan kanë mbërritur 10 ekspertët ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët bashkë me kolegët kinezë do të hetojnë rreth origjinës së virusit.